Tiranë, fluks pacientësh në pediatri
të prekur nga infeksionet e virozat

Tiranë, fluks pacientësh në pediatri<br />të prekur nga infeksionet e virozat
TIRANE- Infeksionet e marra nga frekuentimi i plazheve apo edhe vizitat e syve për fëmijët që fillojnë kopshtet apo edhe shkollat kanë bërët që të rritet ndjeshëm numri i fëmijëve të cilët kërkojnë ndihmë në qendrën shëndetësore numër 9 në kryeqytet.
 
Pediatrja Sanije Cenka thotë se vihet re një fluks i shtuar pacientësh të vegjël, që kërkojnë ndihmë shëndetësore pranë kësaj qëndre, ku numri ivizitave vetëm në një ditë shkon më shumë se 40 të tilla.
 
“Kthehen nga pushimet, vërtetë kanë vajtur për të rimarrë veten, por përsëri janë ato problemet që hasen tek fëmijët e vegjël. Vazhdojnë vijnë me viroza, me infeksione të lëkurës, janë edhe këto kontrollet që vijnë të bëjnë tani të shkollave dhe kopshteve. Kjo e ka shtuar më shumë numrin e vizitave. Këto e kanë shtuar më së shumti fluksin. Të hënën kam bërë 40 vizita, të martën 41, dje 35, sot akoma është te numri 20, ngaqë skemi mbaruar akoma”, tha pediatrja Sanije Cenka.
 
Ndërsa më tej, pediatrja apelon që prindërit të paraqiten bashkë me librezën shëndetësore, kur të shkojnë për ndihmë në institucionet e kujdesit parësor.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca