TIRANE- Tre hajdutë autorë të 9 grabitjeve të qytetarëve në parkun e Liqenit, kanë rënë nën grackën e policisë së Tiranës.

Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë arrestoi mbrëmë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial Tiranë Leonard Dodën, Arid Nokën dhe Edison Ndrekë. Autorët nën kërcënimin e armës akuzohet se u vidhnin qytetarëve paratë në xhep, telefonat celularë apo bizhuteritë.

Ata janë arrestuar në flagrancë menjëherë pasi dje në mbrëmje kanë vjedhur me dhunë, duke kanosur me armë zjarri dy shtetas, të cilëve i kanë vjedhur një sasi parash dhe bizhuteri ndërkohë që akuzohen për 9 grabitje të tilla brenda këtyre dy muajve.

GRABITJET NE DY MUAJ
Pas arrestimit të këtyre shtetasve nga veprimet hetimore është mundur dokumentimi i plotë i disa vjedhje të tjera me dhunë të kryer nga shtetasit e sipërmendur dhe konkretisht:

- Më datë 09.10.2013, dyshohet se kanë vjedhur me dhune nën kërcenimin e armës një sasi prej 25.000 lekë, 1200 euro, karta bankare dhe nje xhup, dy shtetasve, 
- Më datë 14.10.2013, kanë vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës telefonin celular i markes « Samsung S4 », 
- Më datë 07.11.2013, kanë vjedhur me dhunë nën kercenimin e armës një sasi prej 30.000 lekë, një shtetasi.
- Më datë 10.11.2013, kanë vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armes disa telefona celular te markave « Samsung » dhe portofolin me 5000 lekë një shtetasi. 
- Më datë 12.11.2013, kane vjedhur me dhune nen kercenimin e armes dy telefona celulare te markes « Samsung » dhe « Nokia »,
- Më datë 16.11.2013, kane vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës telefonin celular i markes « IPHONE 5 », një shtetasi,
- Më datë 18.11.2013, kanë vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës telefonat e markes Samsung Galaxy dhe IPHONE4 dhe bizhuteri floriri, disa shtetasve, 
- Më datë 19.11.2013, kane vjedhur me dhunë nën kërcenimin e armës një sasi prej 20.000 lekë, disa shtetasve, 
- Më datë 19.11.2013, kanë vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës dy telefona celular njeri i markes « HTC HD7 » dhe nje « IPHONE5 », 

TE ARRESTUARIT
- Leonard Kol Doda, 23 vjeç, banues në Institut Bujqësor,
- Arsid Fran Noka, 23 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit : 
- Edison Preng Ndreka, 22 vjeç, banues në Mamurras

PROVA
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa telefona celularë të markave të ndryshme, një bluzë që perdorej si maskë nga autorët e dyshuar, dy pale doreza, si dhe një sasi e konsiderueshme kartash telefonike të kompanive të ndryshme celulare.  Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ’’Vjedhjes me dhune’’ kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të K.P.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)