TIRANE - Trupi i një të moshuare është gjetur i pajetë në lumin e Lanës. 84-vjeçarja Bozhana Bodini kishte dalë nga shtëpia në orën 04:00 të mëngjesit  dhe nga ai moment kishte humbur kontaktet me familjarët.

Dyshohet që e moshuara të ketë rënë në lumin e Lanës, ndërsa këtë mëngjes rrjedha e lumit nxorri trupin e pajetë pranë zonës së Pallatit me Shigjeta (ne foto).
 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)