Një pistoletë lodër është gjendur ditën e sotme nga policia pranë lumit të Lanës.

Mjeti është gjendur në zonën që tashmë njihet si ish-7 xhuxhat në Tiranë, i cili në fillim u dyshua si pistoletë e vërtetë.

Ndërkaq, ende nuk bëhet me dije nëse hedhja e lodrës ishte e qëllimshme apo jo.