TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në një spital privat në Tiranë.

Një ndihmës anestezisti është gjetur pa shenja jete në hollin e spitalit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës  08:35, ku mësohet se viktima është identifikuar se  M.A., 46-vjeç.

"Më datë 21.09.2020, rreth orës  08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

 Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.