Tiranë, gjimnaz i ri në Krrabë, Veliaj inspekton punimet

Tirane- Gjimnazistët e Krrabës së shpejti do të kenë një shkollë të re dhe me standarde. Nisja e punimeve të shkollës së Mesme të Bashkuar, u inspektua nga Erion Veliaj i cili tha se Bashkia e Tiranës synon të ruajë të njëjtin standard infrastrukturor për shkollat si në periferi, si në zonën urbane.

“Synimi ynë ka qenë si të arrijmë të punojmë me të njëjtën cilësi si për shkollën “Kosova”, ashtu edhe për shkollën këtu në Krrabë, si për “Sami Frashërin”, ashtu edhe për shkollën në Vaqarr, si për “Partizanin”, ashtu edhe shkollën në Prush. Fakti që ia kemi mbërritur kësaj dite më bën krenar. I kemi mbaruar shkollat e Tiranës, tani jemi në punë e sipër për gjitha shkollat e periferisë, një pjesë të të cilave i kemi përfunduar. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Krrabën”, tha Veliaj.

Veliaj ftoi prindërit që të respektojnë ndarjet që ka bërë Bashkia sipas njësive administrative, dhe t’i çojnë fëmijët në shkollat pranë zonës së tyre të banimit. 

“Edhe këtu mësuesit përzgjidhen nga portali. Shikoj se si periferia e Tiranës po bëhet e lakmueshme dhe se si shkollat që kemi bërë në Petrelë, në Ibë e Bërzhitë, po mbushen plot. Jam vërtet krenar që ia kemi mbërritur kësaj dite. Dua të ftoj qytetarët që janë në fazën e regjistrimeve, ju lutem të respektojmë ndarjet që ka bërë Bashkia, sipas njësisë administrative. Shkolla e re është edhe më e fortë, ka edhe më shumë hapësira, më shumë terrene sportive, ka edhe më shumë investime. Mania për t’i çuar tek shkollat e vjetra dhe të vijojë gjithë shkolla turni i parë, por vetëm dy klasa turni i dytë, vetëm prej kësaj tahmaje, është e pajustifikueshme”, u shpreh ai.

Për kreun e Bashkisë, aftësimi drejt punëve digjitale është fokusi ku duhet të orientohen të rinjtë e kryeqytetit. Për këtë arsye, ai ftoi të rinjtë të ndjekin kurset falas që Bashkia e Tiranës ofron tek qendra “Tumo”.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut