TIRANË- Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për gjobëvënie dhe vepra të ndryshme penale. Nikolin Fili alias Aldo Tafa, 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” si dhe Eugen Liçi alias Gentian Goxhaj (Vasili), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjobëvënia është bërë për pazare droge që kishin të hapura në Itali. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin i vendosën gjobë 21 mijë euro një personi por kur ne vendin ku lanë takimin për të marrë paratë janë arrestuar nga policia. Ata janë arrestuar në afërsi të Fushës së Aviacionit, ndërsa u është bllokuar edhe makina me të cilën lëvizte e cila ishte pajisur me fenelina e sirenë policie.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e E. L. alias G. G., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky person për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten', Basha në Njësinë 5: Programi ynë, për një Shqipëri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë
31 Mars, 12:40
-
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
31 Mars, 12:09
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars, 09:52
-
Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin
30 Mars, 17:07
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05
-
Zyrtare/ Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i Partizanit, ish-futbollisti rikthehet në shtëpi
29 Mars, 21:45