Tiranë, gjykata dënon me
burg për jetë, Viktor Gushin

Tiranë, gjykata dënon me<br />burg për jetë, Viktor Gushin
TIRANË - "Burg përjetë për Vikor Gushin". Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës për vrasësin serial, i cili akuzohet për vrasjen e një arkëtareje banke dhe një argjendari, si dhe disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë.
 
Viktor Gushi ka shfaqur shenja pendese në sallë, duke kërkuar mëshirë dhe njëherësh duke kërkuar faljen e familjarëve të viktimave. Në këto rrethana, avokatja Vjollca Pustina kërkoi dënimin me 25 vjet pasi Gushi ka pranuar krimet dhe është penduar për to.
 
Ndërsa prokuroria në pretencën e saj kërkoi burgim të përjetshëm.
 
Viktor Gushi akuzohet për 8 vjedhje me armë në të cilat ka kryer 2 vrasje; atë të argjendarit Rrapo Sinanaj dhe të arkëtares së bankës, Leonora Kaloçi, si dhe 3 plagosje, të gjitha gjatë tentativave për të grabitur.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve