TIRANË - Plagosje me thikë në orët e vona të natës në kryeqytet, rreth orës 22:00.
 
Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku 42-vjeçari Florian Mullai ka plagosur me thikë në shtëpinë e tij kunatin 25-vjeçar Urim Dajti. Ky i fundit është i martuar me motrën e Florianit.

Dajti është marrë nga një ambulancë në vendngjarje dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.  
 
Mullai është arrestuar dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje nga forcat e policisë së komisariatit numër 6.

Policinë e kanë lajmëruar vetë familjarët.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)