Tiranë/ Goditet një tjetër Call Center që mashtronte të huajt me bursa fiktive, 6 në pranga, një në hetim (VIDEO)

TIRANË- Një tjetër rast i mashtrimit me bursa fiktive përmes Call Center është goditur nga Krimi Ekonomik në Tiranë. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se një Call Center në rrugën “Dritan Hoxha” ishte përshtatur si bazë për të mashtruar të huajt që të investonin në bursa fiktive.

Si rezultati i operacionit ‘Location 1’, kanë rënë në pranga 6 persona, ndërsa në hetim është vendosur një tjetër. Policia ka sekuestruar pajisjet kompjuterike në ambientin ku ushtrohej veprimtaria kriminale, si edhe celularë e prova të tjera materiale.

“Finalizohet një tjetër operacion nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë. Si rezultat i operacionit “Location 1” zbulohet një tjetër ambient i përshtatur si call-center, me anë të cilit mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Vihen në pranga 6 shtetas si dhe procedohet 1 tjetër. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë, falë inteligjencës policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location 1”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë. Procedohet penalisht shtetasi M. D., 20 vjeç.

Këta shtetas gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”, njofton Policia e Tiranës.

Dy raste të tjera mashtrimi me bursa fiktive përmes Call Center janë zbuluar në Tiranë më 31 janar dhe në Elbasan më 29 janar. Nga ambienti i zbuluar në rrugën e Elbasanit në Kryeqytet, u arrestua administratori i Call Centerit dhe 13 operatorë u vunë në hetim. Në Elbasan, 13 ranë në pranga dhe 5  në hetim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tabaku në Komisionin e Çështjeve Europiane: ‘Paketa e Maleve’ shkel ligjin, favorizon abuzimet me pronën! Skemë për të shpërblyer klientët politikë

Tabaku në Komisionin e Çështjeve Europiane: ‘Paketa e Maleve’ shkel ligjin, favorizon abuzimet me pronën! Skemë për të shpërblyer klientët politikë