TIRANE - Një grabitje me dhunë është shënuar pak para mesnate, rreth orës 23:30 të së shtunës në Tiranë. Dy persona kanë grabitur me dhunë dy gra të 9-katëshet në kryeqytet.
Grabitja ka ndodhur pranë një stacioni urbani të transportit publik, teksa dy autorët, djem të rinj i kanë marrë çantën grave, të cilët më pas janë larguar me motor.
Lidhur me ngjarjen mësohet se njëra prej grave të rëna pre e grabitjes, është mbesa e ish-presidentit Alfred Moisiu.
Një skemë e ngjashme grabitjeje u rregjistrua vetëm një javë më parë po në këtë zonë. Një tjetër grua u bë viktimë e grabitjes me dhunë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi më 22 nëntor në zonën e njohur me emrin “Selvia” pranë 9 katëshëve.
Dy persona me motor i tërhoqën çantën nga dora gruas, duke ia grabitur atë. Duke përfituar edhe nga errësira dy të rinjtë arritën të largohen me shpejtësi me motor.
*Foto nga vendi i ngjarjes, njëra nga gratët e grabitura
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com