Mbrëmjen e djeshme zyra e një biznesmeni në Tiranë është grabitur. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë nga dritarja në zyrën e biznesmenist Ahmet Muça dhe kanë grabitur kasafortën që ndodhej brenda. Në kasafortën e tij ndodheshin letra me vlerë.

Zyra e biznesmenit ndodhej brenda ish-universitetit Kristal. Sipas policisë grabitësit kanë marrë letrat me vlerë dhe jo para.

Policia po vazhdon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com