TIRANË - Persona të paidentifikuar kanë sulmuar rojën e një karburanti me qëllim grabitjen. Por duke qenë se, roja ka kundërshtuar grabitjen, personat e kanë sulmuar duke i shkaktuar plagë të ndryshme. Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në rrugën “Pjetër Budi”. Sipas dëshmisë së marrë nga roja i karburantit, personat që e kanë sulmuar kanë qenë të armatosur.

Pasi kanë hasur në rezistencën e rojës, grabitësit e armatosur janë larguar pa marrë gjë, por kanë lënë të plagosur rojën, i cili ka njoftuar policinë. Këta të fundit kanë nisur kërkimet për arrestimin e personave të dyshuar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)