Tiranë, grabitet filiali i Postës në Laprakë, autori i maskuar e me thikë në dorë

Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Laprakë, Tiranë. Një person i maskuar e me thikë në dorë ka hyrë në ambientet e Postës dhe duke kanosur dy punonjëse njërin prej të cilëve e ka plagosur, ka grabitur nga arka rreth 30 mijë lekë të reja. 

Autori është larguar brenda pak minutash nga dega e Postës dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të forcave të policisë, nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.

Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së Postës dhe disa bizneseve përreth, ndërsa pamjet filmike janë sekuestruar nga policia. Blutë kanë ngritur pika kontrolli në dalje të Tiranës si dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahri Spiuni: 17/04/2018 19:11

    Ku ishte roja private qe ruan objektin? Mos ka qene duke pire uje,dhe hajdutet jane futur brenda dhe kane bo grabitjen me nje biçak.turp polici privat ne burg per mos vigjilencen e tij.

    Përgjigju
    • Security: 18/04/2018 08:14

      Me cfar ti ndalonte me dore? Se x arm duhet lishenc shtes xvec asaj x punojs sherbimi..

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës