TIRANË - Një kazino është grabitur nën kërcënimin e armës gjatë orëve të para të mëngjesit pranë zonës së njohur si “Ali Demi” në kryeqytet.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ka qenë vetëm një grabitës i cili me anë të armës së tij ka kërcënuar punonjësi G.V, 42 vjeç që t’i jepte të gjitha të hollat që kishte në arkë.
Pasi ka marrë shumën e konsiderueshme të parave, autori ende i paidentifikuar, është larguar me shpejtësi.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje pas njoftimit nga autoritetet përkatëse, ka nisur edhe hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com