Tiranë, grabitja e 60 mln lekëve
te Spitali Amerikan, pa autorë

TIRANË - Grabitja e 60 milionë lekëve pasditen e djeshme mbetet ende pa autorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ndonjë lidhjeje ndërmjet autorëve të dyshuar të grabitjes, punonjësve të financës të Spitalit Amerikan dhe policisë private, e cila do të transportonte paratë drejt bankës.

Uniformat blu bëjnë sot me dije se rreth orës 15:40, në Laprakë, dy persona nën kërcënimin e armës i kanë marrë një sasi prej rreth 3.169.500 lekë, 24.620 euro dhe 1700 dollarë një punonjësi të kompanisë private Oktapus, në momentin që do t’i transportonte nga Spitali Amerikan në drejtim të një banke. Ndërkohë dje u fol për grabitje të 3 mln lekë.

Mosreagimi i 3 efektivave të policisë private, si dhe realizimi i vjedhjes në momentin e transportimit të parave, ka ngritur dyshime të arsyeshme tek hetuesit se autorët kanë pasur dijeni për shumat e parave dhe momentin kur do kryhej lëvizja.

Nga 6 personat e marrë në pyetje, asnjë prej tyre nuk është arrestuar, ndërsa pas ekzaminimit të pamjeve filmike, si dhe të tabulateve të telefonave të dyshuar pritet të zbardhet dhe skema e grabitjes së shumës së konsiderueshme të parave të Spitalit Amerikan.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit