TIRANE- Rikthehet sherri midis të rinjve në shkollën e mesme “Aleks Buda” në kryeqytet. Shpesh herë kjo shkollë është bërë arenë e zënka ndërmjet nxënësve ku edhe ditën e sotme, pas mësimit, mbeti i plagosur një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth pas orës 10 të mëngjesit ku, mësimi në gjimnazin “Aleks Buda”, ishtë bërë me orë të shkurtuara për shkak të festave të nëntorit.
Nga hetimet e para të policisë sqarohet se, 18-vjeçari Herkul Gjeloshaj ka debatuar fillimisht me fjalë me bashkëmoshatarin e tij dhe më pas e ka goditur disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës, vetëm 4 metra larg murit rrethues.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, për shkak të plagëve të shkaktuara me thikë nga Gjeloshaj.
Nuk dihen ende rrethanat e një ngjarje të tillë, ndërsa efektivët e policisë kanë marrë në pyetje mësuesit dhe nxënësit që mund të kenë dijeni për konfliktin mes të rinjve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com