Tiranë/ Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një shtëpie, arrestohen dy të miturit! Momenti kur largohen me vrap

Tiranë- Dy të mitur të cilët hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një banese janë vendosur ne pranga blutë e kryeqytetit.

Të rinjtë të moshave 16 dhe 17- vjeç u kapën pas njoftimit se gjatë natës  së 25 marsit ishte hedhur lëndë djegëse në oborrin e banesës së personit me inicialet D. Xh., në rrugën “Berit Beker.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se gjatë natës ishte hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese, në rrugën “Berit Beker”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Yard”, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar, informoi sot policia.

Sipas efektivëve ky veprim i adoleshentëve dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me pronarin e shtëpisë.

Ndërkohë nga video e publikuar nga policia, shihet momenti i kapur nga kamerat e sigurisë kur djemtë vrapojnë njëri-pas tjetrit në rrugicën e lagjes.

 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën