Në kërkim për trafik droge dhe moskallëzim të krimit, 3 të arrestuar në Elbasan (VIDEO)

Tre persona të shpallur në kërkim, 2 prej tyre për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe tjetri për moskallëzim të krimit janë vendosur në pranga nga policia e Elbasanit.

“U bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 4 vjet e 7 muaj burgim);

F. B., 26 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 1 vit e 8 muaj burgim);

A. Ll., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni u kodua ‘Catch’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Kosovë/ Efektivi i policisë vritet me armë teksa po hynte në banesë! Autori në kërkim

E rëndë në Kosovë/ Efektivi i policisë vritet me armë teksa po hynte në banesë! Autori në kërkim