Dhuna e ditëve të fundit në familje ka tronditur të gjithë shoqërinë. Dhjetëra qytetarë kanë zhvilluar pasditen e kësaj të marte homazhe në kujtim të viktimave të dhunës në familje.
Homazhet janë zhvilluar në sheshin e Medresesë, ku janë ndezur qirinj për t'i thënë stop dhunës ndaj nënave dhe vajzave. Këtyre homazheve i janë bashkuar edhe gra të forumit socialist të njësisë nr.8 në Tiranë.
Jonela Gabrani, kandidate për forumin socialist të gruas, propozoi reagim më të fortë nga shoqëria për rastet e dhunës në familje.
Deputeti i PS, Bushati: Dhuna nuk të bën burrë
Deputeti socialist, Ervin Bushati, i është bashkuar homazheve në nderim të viktimave të dhunës në familje. Ligjvënësi i PS bëri thirrje t'i jepet fund dhunës në familje, pasi sipas tij, "të dhunosh një grua nuk të bën burrë".
"Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si çështje private. Por, është ajo që sjell më shumë viktima në shoqërinë tonë.
Në Zemrën e Tiranës, sot u mblodhën në shenjë solidarizimi burra, gra e fëmijë. Secili prej tyre ndezi një qiri në kujtim të viktimave, përmes së cilit ndezi edhe dritën e alarmit ndaj kësaj gangrene të shoqërisë tonë.
Faleminderit zonja dhe gra fisnike të Njësisë Nr.8 që mbështesni dhe ngrini zërin për çështjet që rëndojnë familjen dhe shoqërinë shqiptare!", u shpreh deputeti i PS, Ervin Bushati.
[gallery]20043[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO