TIRANË- Një 34 vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e sotme (13 shkurt), nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur në Rinas dhe më pas qëlloi në drejtim të policëve.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se policia pasi kishte marr kishte informacion se një person qarkullonte i armatosur në këtë zonë, organizoi operacionin për kapjen e tij në afësi të zonës së Rinasit.
Në momentin që efektivët kanë shkuar në servisin e tij në Rinas, 34 vjeçari identifikuar si Klajdi Buza, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë nga brenda subjektit duke u rrezikuar jetën. Fatmirësisht, nuk ka efektiv të lënduar.
'Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit Klajdi Buza, 34 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak', njoftoi sot policia.
Klajdi Buza, 34 vjeçari nga Fushë-Kruja është person me precedent penal të mëparshëm, ndërsa më 22 dhjetor 2022 ka rënë në pranga pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Ai mbante në makinën me të cilën po qarkullonte një pistoletë, të cilën e kishte me fishekë në fole dhe gati për qitje.

Klajdi Buza

Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar foton e 34 vjeçarit Klajdi Buza, i cili mbrëmjen e sotme hapi zjarr drejt një patrulle policie në afërsi të Rinasit.
Policia e Tiranës kishte informacion për një person të armatosur në këtë zonë. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij.
Në momentin që efektivët kanë shkuar tek biznesi i tij, një servis makinash, Klajdi Buza ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë nga brenda servisit duke u rrezikuar jetën, por më pas ai është ndaluar nga policia.
-
O çfar policie leshi krimineli i gjuan me Pistolet e policēt idjot nuk e bējn shosh me plumba. Po po ta kapte plumbin policin ça do thoshte polic leshi a ja u bēra dēshmor nga njē kriminel ordiner. Nē çdo vēnd tē Botēs po ti gjuash policis tē vrasin. Kjo histori bēhet vetēm nē shqipri. E pa besushme çfar policie e mbaruar polici leprash. Mjer populli shqiptar. Duhet çuar nga vari krimineli Enver Hoxha se ai ju vinte hakut ktyre lloi tipave. Pty pty polic idjot.
Përgjigju -
Po vriteni si ne amerik ca e arrestoni ? Gjykata e liron dhe do qelloj prap mbi ju
Përgjigju-
O bobo e ke par kush ka hyr ne polici lale apo jeton jasht. Gjobevenes e mostra qe ta pijne gjakun me gjoba. I lumt dore klajdit qe ka ber ate gjest. Por kur te bjeri halli ta shikosh pastaj komentin tend. Uroj mos te te ndodhi nje situat e tille. Se mos paç hall.
-












Komente
Komento