Tiranë-Një 46-vjeçar i arrestuar për vjedhje është gjetur i vdekur në dhomën e tij të bllokut të sigurisë në Tiranë. Donald Greku lindur në Berat dhe banues në Tiranë është gjetur i vetëvarur nga punonjësit e policisë me një copë rrobë, apo pjesë nga tutat që mbante veshur.
Në kontrollin e parë të orës 00.50 i arrestuari nuk kishte shfaqur probleme apo shqetësime thotë policie, ndërsa në kontrollin e orës 01.20 u gjend i varur në rrjetën e dritares së dhomës.
Një nga punonjësit ka ndërhyrë duke prerë copën e tutave me të cilën ishte varur dhe ka njoftuar urgjencën, por kur shërbimi mjekësor ka mbërritur 46-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Ai ishte arrestuar nga komisariati nr. 3 për vjedhje, por në polici kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej nga mjekët e qendrës ‘Aksion Plus’ me Xanax, mjekim që sipas policisë i është dhënë të ndaluarit edhe në qelinë e bllokut të sigurisë sipas rekomandimit të mjekut. Prokuroria po vijon hetimet për ngjarjen.
Komente

