TIRANE -
Po e çonin në qelitë e burgut të Fushë-Krujës por u ka shpëtuar nga duart në Kamzë. Bëhet fjalë për Nirgen Ymerin, 22 vjeç, i cili është shpallur sërish në kërkim nga uniformat blu. Arratisja e të riut, i dënuar me 18 vite burg për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” ka bërë që të arrestohen dy oficerë policie, ndërsa shoferi i grupit të Shoqërimit të hetohet në gjendje të lirë. Për kapjen e të arratisurit policia ka vënë mbrëmë edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo person i cili jep informacione në lidhje me vendodhjen e 22-vjeçarit të arratisur. Uniformat blu kanë zhvilluar kontrolle të shumta në zonën e Kamzës, Laknasit, Yzberishtit etj, po ende Ymeri nuk ishte arrestuar.
I denuari u iku nga furgoniNjë 22-vjeçar i dënuar me 18 vjet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje arriti tu ikte policëve, ndërsa transportohej me furgon nga dhomat e paraburgimit të drejtorisë së Policisë Tiranë, për në burgun e Fushë-Krujës.
Ndërsa furgoni ecte pranë zonës së Unazës së Re në kryeqytet, Nirgen Ymeri goditi policin që ishte ulur në sediljet e pasme të furgonit dhe arriti të largohet, ndërsa në automjet ndodheshin dhe ndihmës specialisti i shoqërimit dhe shoferi i togës së shoqërimit.
Nga strukturat e policisë janë ngritur disa pika kontrolli me synim kapjen e të dënuarit.
(Në foto: Nirgen Ymeri, personi i kërkuar nga policia)
(Në foto: Efektivët e policisë në të vendosur në disa zona të kryeqytetit gjatë ditës) Ndërkohë, pasi janë marrë në pyetje 3 efiktivët bashkë me shefat e tyre, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi këtë pasdite dy punonjësit e togës së shoqërimit, Luan Mulgeci dhe Gëzim Dervishi për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa do të ndiqet në gjendje të lirë shoferi Gjoni Kerri.
(Në foto: FNSH postbllok gjatë natës ne Unazën e Re pranë "Astirit")
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.4%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2623
Lajme të tjera
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52
-
E akuzuar se bëri aksident dhe e la të plagosur, dalin foto nga modelja e njohur në Gjykatë
21 Mars, 20:51
-
Kina: Armë të pa furnizuar kurrë, SHBA-ja nuk tregon me gisht
21 Mars, 20:34
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20