TIRANE - Makina personale e një efektivi të Policisë Rrugore në Tiranë është bërë pre e një zjarri të qëllimshme në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa autori i dyshuar u arrestua.
 
Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici”, ku mjeti tip Benz me targa CB 920 E, ishte parkuar pranë banesës së policit rrugor Rami Hamzallari.
 
Policia arrestoi pas ngjarjes Artur Minxhollin si autor të djegies së makinës së efektivit rrugor, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motiv konfliktet personale mes policit dhe Minxhollit.

Për ngjarjen hetimet janë ende të hapura ku dyshohet se Minxholli nuk e ka kryer i vetëm veprën penale por i ndihmuar dhe nga të tjerë. Vetë efektivi i policisë rrugore ka deklaruar në polici se automjeti nuk ka patur asnjë defekt teknik çka hodhi dyshime për një një zjarrvënie të qëllimshme e cila lidhej me profesionin e Hamzallarit.
 
Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrëfikseve ndërsa makina është djegur plotësisht. 

makina e djegur me logo
makina e djegur me logo
FOTO të tjera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)