TIRANE - Është arrestuar në flagrancë shtetasi Klaus Ndrek Nikolli 30 vjeç, pasi i është gjetur në makinë një valixhe me 8 kg lënë narkotike e dyshuar si “Cannabis Sattiva”.

Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 Tiranë, ka bërë arrestimin në flagrancë të Nikollit, në afërsi të “Casa Italias”, pas kontrollit dhe gjetjes së valixhes me lëndën narkotike.

30-vjeçari Nikolli me banim në Laç është ndaluar, ndërkohë që në procedim penal në gjendje të lirë janë shtetasit Kujtim Skënder Muneka, 18 vjeç dhe R.K. 16 vjeç, të cilët kanë qenë në makinë me Nikollin në momentin e arrestimit.

Në cilësinë e provës materilae u sekuestrua valixhja me 8 kg “Cannabis Sattiva” dhe një telefon celular tip “Nokia”.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

(eç/shqiptarja.com)