Tiranë/ I kërkoi një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar nga kallëzimi, arrestohet oficeri i krimeve të Komisariatit nr.4 (EMRI+FOTO)

TIRANË - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një efektiv policie i dyshuar për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv".

Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Kastriot Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë.

Efektivi është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij.

Qytetari ishte kallëzuar nga një grua për kanosje dhe efektivi Palushi i kishte kërkuar para që të shmangte hetimet dhe përgjegjësinë penale.

Ndërkohë janë sekuestruar shumë monetare prej 50 mijë lekësh të rinj, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

'Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.', thuhet në njoftimin e AMP-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
VIDEO/ Mori ryshfet kundrejt favoreve, momenti kur oficeri i krimeve arrestohet në flagrancë, tentoi të arratiset

Kastriot Palushi,  oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë ka tentuar të largohet kur i janë vënë prangat ditën e sotme.

Agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e shtrinë në tokë Palushin dhe e prangosin, për t'u shoqëruar më pas në rajon. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ai ka dashur të arratiset por pa sukses.

Palushi akuzohet për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv", pasi  dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 24/06/2024 12:58

    E thene me thjeshte:Shqiperia nuk do kete kurre ne jeten e saj SHTET!

    Përgjigju
  • Qytetari: 24/06/2024 06:09

    Mjerë ai oficer,me 70 mijë lekë që mbante familjen nuk i dilnin apo edhe tepronin te kursente mbi gjysmat dhe tani e shkatërroj AMP-j fare memprofesionalizminne saj, për 50 mijë lekë ryshfet.Po të merrte miliona euro me tendera, do ishte i nderuar.

    Përgjigju
    • Pet.: 24/06/2024 09:27

      A jeni ne terezi apo jo qe mbroni nje njeri te tille?, Ai aq ka ne dore dhe aq dem ben, pasi po te ishte ne poste me te larta do te bente krime edhe me te medha. Madje, ne kete rast ka shume mundesi qe akuza nuk duhej ngritur fare, pra veje veten ne poziten e atij njeriu qe rri ne hallin e vet dhe ky robi per pak lek ja shton edhe nje hall tjeter. Kushdo qe justifikon nje krim sado te vogel, nje dite do te perballet vet me halle te kesaj kategorie.

    • E verteta: 24/06/2024 08:28

      Si mund te dhimbset nje maskara i koruptuar qe prish prova, manipulon kallezimet e njerezve te thjeshte dhe favorizon kriminele? Per 50 mije leke ben kaq, po per shume? E kupton ti qe te kesh hall ne polici keta lloj pisash te nxine jeten?

  • Real: 24/06/2024 00:32

    Agrn dhe Fkgj, e keni gabim qe mbroni kete opgj te koruptuar! Pjesa me e kalbur, me e paafte dhe me koruptuar jane pikerisht keta Opgj neper komisariate. Qe aty duhet filluar reforma dhe pastrimi i policise te shtetit. Opgj nuk guxon te ndryshoje hetimin pa mbeshtetjen e shefit te krimeve.Sa te kete shefa krimesh si psh Florian Celibashi, policine do e mbyse korupsioni dhe krimi.

    Përgjigju
  • Fgj kl lllk: 23/06/2024 22:57

    Shum I rrezikshem bravo amp

    Përgjigju
  • Agron: 23/06/2024 21:57

    E pasket mbyt fare te shkretin ,a thua keni kap toto rinen, kur vjedh ndonje 500 eurosh per buke te pushkaton shteti jone ama kur i bien ne top me tendera e koncesione quhesh burre i rrespektuar.( sa per informacion a i ka syt ne ball amp per te pare se sa vjedhin shefat e komisariateve dhe te krimeve apo sheiket e policise shefi i qarkullimit ne tirane dhe shefi i komisariatit te kufirit te rinasit ??? Apo tallen me ne kur kapin ndonje oficer krimesh qe punon 24 ore ne dite dhe vjedh ndonje lek per nafte per hyndain per te shkuar ne pune)

    Përgjigju
    • oficeri: 24/06/2024 00:00

      sa turp cfare do qe te kete bere nuk shoqerohet nje koleg ashtu ne ate menyre. ku dreqin do te shkoje... tregoni pak dinjitet o te mbaruar... rrini nga 12 ore ne pune rrini

    • Timi: 23/06/2024 23:46

      E ke gabim zotni, keta lloj tipash duhen krahasuar me kriminel,per ca qindarka qe perfiton oficeri i krimeve ka pasoja krimi ,shpresoj me kete llogjike te mos jesh funksionar policie..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë