TIRANË - Një person në kërkim nga policia ka rrëmbyer me dhunë dhe më pas ka tentuar të përdhunojë një studente 23 vjeçare. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Anxhelo Lekgjonaj, lindur e banues në Lezhë, ka rrahur dhe futur me forcë në një taksi studenten e një universiteti jopublik, Malvina.P 23 vjeç dhe e ka dërguar në motelin me emrin “Brilant”, pranë Saukut.

Deri vonë në mbrëmjen e djeshme, policia nuk ka dhënë detaje se si ka mundur të shpëtojë vajza, por është mësuar se salla operative ka marrë një telefonatë anonime në momentin kur ka ndodhur futja me forcë e 23 vjeçares në taksi.

Menjëherë forcat e policisë të Komisariatit numër 3 janë vënë në ndjekje dhe arrestuan Lekgjonajn në kohë duke parandaluar përdhunimin e studentes.

Sipas uniformave blu, i riu nga Lezha, ishte person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkodrës, për vjedhje në bashkëpunim. Deri në mesnatë, vajza ka qenë e shoqëruar në polici, duke u marrë në pyetje.

(Lajmi fillimisht u publikua në orën 23:35 të 8 shkurtit dhe u përditësua në 07:35 të 9 shkurtit)

(b.m/shqiptarja.com)