Tiranë, i merr flakë makina teksa po e nxirrte nga garazhi, drejtuesi shpëton pa lëndime

Tiranë, i merr flakë makina teksa po e nxirrte nga garazhi, drejtuesi shpëton pa lëndime

TIRANË - Një automjet tip "Volkswagen Passat" është djegur pasditen e sotme në zonën e pallateve përballë Fakultetit Filologjik, nga hetimet e para të policisë dhe konstatimet në vendngjarje shkak për djegien e mjetit është një defekt teknik.

Mjeti ishte duke dalë nga garazhi i pallatit kur drejtuesi ka konstatuar tym që i dilte nga kroskoti i makinës. Në pak sekonda makina është ndezur në flakë ndërsa drejtuesi ka arritur të shpëtojë duke u dalë menjëherë nga mjeti. 

Sipas banorëve të zonës ai ka arritur të shpëtojë pa lëndime ndërsa siç mund të shikohet edhe nga fotot automjeti është shkrumbuar plotësisht.  Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët që kanë parë tymin e madh që dilte nga garazhi. 



Makina e djegur në hyrje të garazhit

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes