TIRANË - Merret me forcë një makinë në Tiranë, ndërsa drejtuesi të saj i janë marrë edhe 50 mijë lekë që i kishte me vete. Burime nga policia thanë se ngjarja dyshohet se ka lidhje me ish-bashkëshorten e drejtuesit të makinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, kur drejtuesi i makinës “Fiat Punto”, është përleshur me një person, dyshohet të jetë vëllai i ish-gruas, që i ka marrë makinën.

Nga të dhënat e policisë dyshohet se, ngjarja ka për bazë një konflikt familjar mes drejtuesit të makinës dhe personit që ja kanë marrë atë, i cili është ish-kunati i tij. Dyshohet se, shoferi i makinës kishte disa konflikte me ish-gruan dhe kjo ka sjellë edhe marrjen e mjetit dhe të parave.

Ka qenë telefonata e shoferit të makinës që ka njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet. Është marrë në pyetje i dëmtuari, ndërsa ende vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)