TIRANE- Një person është mbajtur peng për disa orë për shkak të një borxhi prej 1000 eurosh.

Sipas burimeve nga policia Bledi Ulqini, 22 vjeç është marrë peng nga 3 persona dhe është mbajtur për disa orë i izoluar në një banesë në Babrru.

Mësohet se Bledi Ulqini u mbajt peng gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit forcat e komisariatit nr 4 kanë ndërhyrë duke liruar pengun dhe duke arrestuar të akuzuarit si autorë Emirjon Lala, Flogert Mzhika, Erind Mzhika.
 
Mësohet se 22 vjeçari është në gjëndje të mirë shëndetësore ndërkohë që policia ka sekuestruar edhe një pistoletë pa leje, 50 fishekë, doreza dhe shkopa bejsbolli.

Redaksia online
(gxh/sg/shqiptarja.com)