Tiranë, i riu përdhunon
anglezen në banjon e lokalit

Tiranë, i riu përdhunon<br />anglezen në banjon e lokalit
TIRANË - Përdhunon një angleze në banjon e një lokali, arrestohet një i ri. Ngjarja ka ndodhur ditën djeshme në një lokal në Unazën e re. Në pranga është vënë Muhamet Mullaj, 25 vjeç me origjinë nga Përmeti por me banim në Tiranë.

Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, i arrestuar është edhe i dashuri i vajzës nga Anglia, Mariglen Xhepo, pasi ka goditur me sende të forta 25-vjeçarin Mullaj, në momentin kur ka marrë vesh ngjarjen e ndodhur në banjon e lokalit.

Nga të dhënat e marra mësohet se, Mullaj ka ruajtur të renë nga Anglia dhe në momentin kur kanë qenë vetëm ka kryer edhe marrëdhënien seksuale me dhunë.
Aktualisht 25-vjeçari Muhamet Mullaj ndodhet në reanimacion për shkak të plagëve të marra pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga i dashuri i vajzës. Ndaj tij është ngritur akuza e “marrëdhënieve seksuale me të rritura”.

Në pranga është vënë edhe i dashuri i anglezes, Maringlen Xhepo nën akuzën e “plagosjes së rëndë”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania