TIRANE -  35-vjeçari Ermal Ballanca është vetëplagosur mbrëmjen e djeshme në ambjentet e një lokali në rrugën “Mihal Grameno” teksa pastronte armën e tij tip pistoletë

Bëhet fjalë për Ermal Ballanca i cili është njëkohësisht dhe vëllai i Erida Ballancës, avoaktes së njohur si avokatja e kryeminstrit Berisha.

I riu është person i njohur për uniformat blu të kryeqytetit pasi vetëm pak kohë më parë, Ermali ka qenë i dyshuar kryesor për vjedhjen e banesës të së motrës Erida Ballancës.

Aktualisht pas marrjes së ndihmës mjekësore, Ermali ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet që të përballet dhe me akuzën e armbajties pa leje.

Mbrëmjen e djeshme forcat e policisë të komisarit nr 1 kanë bënë kontrollin e ambientit por nuk kanë gjetur armë tjetër e pas marrjes së dëshmive ka rezultuar nga hetimet paraprake se ngjarja ka qenë aksidentale.


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)