Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona ditën e sotme, pasi i vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti.

Sipas policisë, në pranga ka rënë personi me inicialet Luidavid Arapi, 22- vjeç, dhe Xhuljani Marando, 31- vjeç, të dy banues në Tiranë dhe akuzohen për veprën penale "Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim.

Dy të arrestuarit, i kanë vjedhur dy aparate celulare turistit me inicialet D. C., 43- vjeç te sheshi "Skënderbej", në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Policia e Tiranës e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, ardhjen në ndihmë të çdo turisti që viziton kryeqytetin dhe goditjen e vënien përpara përgjegjësisë penale të çdo autori të dyshuar.

I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe në vijim të punës për goditjen e të gjitha paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas një kallëzimi të depozituar nga një turist, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur me dhunë dy aparate celulare, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi".

Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit Luidavid Arapi, 22 vjeç dhe Xhuljani Marando, 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal.

Dy të arrestuarit dyshohet se, te sheshi "Skënderbej" i kanë vjedhur dy aparate celulare shtetasit D. C., 43 vjeç. 

 43-vjeçari ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr