Erges Shegani 39-vjeç  është arrestuar nga Policia e Tiranës o dyshuar si autor i djegies së një automjeti në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në rrugën “Memo Meto”. Automjeti tip “Audi” i djegur rezulton në pronësi të 44-vjeçarit Julian Çakiri dhe se i përket vlerës rreth 100 000 euro.

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, kanë bërë me dije se Shegani ka pohuar se ia ka vendosur zjarrin kot makinës, ndërsa policia dyshon se ai është paguar nga një tjetër person me të cilin pronari i mjetit Julian Çakiri kishte konflikte më mëparshme. Dyshohet se bëhet fjalë për një çështje pronësie.

Tiranë/Zbardhet brenda pak orësh, djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 000 euro.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip "Audi" në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit "Price", brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme”, njofton policia.