TIRANE - Një 31- vjeçar i sëmurë me aftësi të kufizuara, që rezultonte i zhdukur prej gati një muaji, u gjet i mbytur në mesditë në pjesën lindore të Liqenit Artificial në Tiranë. Ervis Saraçi, banues në Tiranë u gjet i mbytur rreth 30 metra në larg bregut të liqenit, ndërsa ishte konstatuar nga disa kalimtarë të rastit.
Ende nuk dihet nëse i riu është mbytur aksidentalisht, apo nëse është vetëmbytur..
Pas kërkimeve të polumbarëve, trupi i të riut u gjet jo shumë larg vendit të njoftuar.
Ervis Saraçi ishte njoftuar i zhdukur nga familja e tij më 27 shkurt, ku prej 10 ditësh (nga 17 shkurti) nuk kishin asnjë kontakt prej tij. Familja dha një përshkrim të tij si dhe veshjen që ai kishte pasur ditën e largimit. Pavarësisht kërkimeve, gjetja e tij nuk u bë e mundur deri sa në mesditë trupi i tij u konsatua i pajetë në Liqenin Artificial.

(Trupi i viktimës duke u nxjerrë nga liqeni nga pulumbarët) Foto të tjera
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO