TIRANE – Sot në Tiranë u inaugurua Katedralja e Re Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, e cila përkon me 20 vjetorin e zgjedhjes së Kryepeshkopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit, në këtë detyrë.

Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, përveç shumë besimtarëve, ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akreditur në vendin tonë.

Me këtë rast, sot pasdite është programuar edhe një koncert në sallën e re, pranë Katedrales, ku janë të ftuar shumë personalitete të vendit.

Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qendër të kryeqytetit, në një truall që iu dha Kishës Ortodokse gjatë viteve 2001-2005 si kompensim i truallit të katedrales së vjetër që u shkatërrua gjatë diktaturës komuniste.

Qendra përmban edhe një amfiteatër me kapacitet prej 500-850 vendesh që mund të përdoret edhe si një teatër.

(Në foto, salla e koncerteve)

(im/shqiptarja.com)