TIRANË- Një ish-punonjës i Gardës së Republikës, i larguar së fundmi me reformën e fundit në Policinë e Shtetit dhe një biznesmen janë arrestuar mbrëmjen e djeshme, teksa ishin duke shkëmbyer 1.2 kg kokainë me një shumë të konsiderueshme parash.

Lajmi mësohet pranë burimeve policore në kryeqytet, të cilat thanë se në pranga ra Edmond Rajta, 55 vjeç, banues në Tiranë, ish-oficer në Gardën e Republikës dhe njëkohësisht pronar i një pike këmbimi valutor si dhe Nexhmi Uka, 64 vjeç, banues në Tiranë, bizsnesmen.

Ata u arrestuan rreth orës 21:00, të 31 janarit 2014, në afërsi të Qendrës në Tiranës, jashtë ambienteve të një bar-restoranti, teksa ishin duke shitur drogën. Policia u sekuestroi, përveç 1 kilogramë e 200 gramë kokainë edhe 80 mijë euro e 10 milionë lekë. Operacioni u krye pas 4 muajsh hetime intensive.
 
Personi i dytë i arrestuar, Nexhmi Uka është biznesmen, i cili dyshohet se ka sjellë nga Amerika Latine kokainën e sekuestruar.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)