Tiranë- Një 29 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe grupi i strukturuar kriminal është arrestuar ditën e sotme nga policia.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, vunë në pranga personin me inicialet G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, 29 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 5 vjet e 4 muaj burg.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal", njoftoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.