TIRANË – Policia zbardh ngjarjen e Vaqarrit të Tiranёs, ku mbrëmë rreth orës 20.00 nё mjetin tip BMV ka shpërthyer njё sasi lёnde eksplozive dhe pёr pasojё mbeti i plagosur shtetasi Renard Sagёri.

Pas kryerjes së hetimeve, strukturat e Policisё sё Tiranёs bёnё tё mundur arrestimin e autorit tё dyshuar tё kёsaj ngjarjeje, Lulёzim Hasim Lanaj, 24 vjeç, banues nё Tiranё.

Kjo pasi nga tёrёsia e tё dhënave tё grumbulluara dhe veprimeve procedurale ka rezultuar se Lulёzim Lanaj dhe Renard Sagёri kanё qenё sё bashku nё mjetin BMV, me targё AA 656 BC dhe se lёnda eksplozive posedohej prej tyre nё momentin qё ajo ka shpërthyer, e pёr pasojё ka mbetur i plagosur rёndё nё pjesën e kёmbёve Renard Riza Sagёri, 27 vjeç, banues nё komunën Vaqarr, Tiranё.

Policia ka ushtruar edhe kontroll nё banesat e këtyre shtetasve, ku nё banesën e Renard Sagёrit u gjetёn dhe sekuestruan njё armё zjarri pistoletё tip Bereta, 110 fishekё model 56, si dhe njё krehёr pёr fishekё pistolete.

Ndaj Lulzim Lanajt u mor masa e "arrestit në flagrancë" pёr veprёn penale tё “plagosjes sё rёndё”  dhe ndaj Renard Sagёrit gjithashtu arrest pёr veprёn penale “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Materialet nё ngarkim tё kёtyre shtetasve i kanё kaluar pёr ndjekje tё mёtejshme Prokurorisё sё Rrethit Gjyqёsor Tiranё.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)