Shikojini pak këto foto... edhe këto fytyra! Një pamje aspak e denjë për një qytet europian. Qytetarë të papërgjegjshëm që i hedhin qeset e plehrave rrëzë një peme, anës rrugës, përballë Ministrisë së Jashtme, edhe pse kazanët e mbeturinave ndodhen vetëm 50 metra larg. 
 
Këta qytetarë të papërgjegjshëm, që s’pyesin as për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe as për mjedisin, parapëlqejnë t’i bien për shkurt, duke i hedhur plehrat në trotuar, pranë një peme.
 
Siç mund ta shihni edhe nga fotot e realizuara pranë Ministrisë së Jashtme dhe institucionit të Avokatit të Popullit, qytetarët edhe pse në moshë të thyer, e që duhet të ishin model sjelljeje qytetare, në fakt bëjnë të kundërtën.
 
Kjo është një pamje e përditshme që ndodh pranë Ministrisë së Jashtme.
 
Brenda dy viteve, Bashkia e Tiranës ka reformuar të gjithë sistemin e menaxhimit të mbetjeve publike, duke shtuar numrin e kazanëve si dhe duke përmirësuar cilësinë e pastrimit, duke e bërë Tiranën qytetin e parë në Shqipëri që ka aplikuar diferencimin e mbetjeve...por, fatkeqësisht ata që ndosin qytetin duke i hedhur plehrat sa në rrugë, e sa nga ballkoni, janë vetë qytetarët.

[gallery]22583[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com