Me anë të një mënyre të mirëmenduar mashtrimi një 31 vjeçar nga qyteti i Dibrës kishte mundur të përfitonte një sasi të majme parash falë falsifikimit të kartmonedhave euro veprim që e kishte kryer mbi 14 herë. Pas denoncimit të një gruaje, në kuadër të operacionit të koduar “Pacienti i rremë”, policia vuri në pranga Ylli Trocin, nga Dibra.

Troci u arrestuar pasi në ambientet e spitalit ushtarak në Laprakë pasi  kishte mashtruar një grua me inicialet N.G 57 vjeç nga Kukësi duke i dhënë një sasi prej 150 eurosh të falsifikuara me justifikimin se i duheshin para shqiptare për mjekët. Në këtë situatë gruaja në këmbim i ka dhënë Trocit një shumë prej 25 mijëlekë të reja shqiptare pa e vënë re se monedha ishte false.

Pas hetimeve të menjëhershme, policia ka bërë identifikimin dhe kapjen e Ylli Trocit. Nga veprimet e kryera, u konstatua se 31-vjeçari nga Dibra është autor edhe i 14 ngjarjeve të tjera të dokumentuara me të njëjtën formë mashtrimi. Ndaj tij rëndon akuza e falsifikimit të monedhave dhe mashtrimit.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)