TIRANE - Skuadra e antidrogës së Tiranës zbulon një bazë të shitjes së heroinës me shumicë për shpërndarësit. Operacioni i koduar "Verë 2014" është zhvilluar në orët e mesditës në afërsi të shkollës Bajram Curri, në njësinë numër 4.
 
Antidroga sekuestroi 1 kg heroinë të pastër, e cila pas përpunimit trefishohet dhe hidhet në tregun ilegal të narkotikëve. Nëse droga do të dilte në treg, ajo do të kapte cmimin prej 12 milionë lekë të reja.
 
Në pamje duke ndjekur pikërisht fotot e heroinës së sekuestruar, të siguruara nga A1Report.
Skuadra e antidrogës, ka ndërhyrë në momentin e shkëmbimit të heroinës duke vënë në pranga posejduesin e saj Altin Matje, 35 vjeç dhe Bledi Lartin, 24 vjeç e Jani Demilisi 32 vjeç.
 
Ndërsa personi që po blinte lëndën narkotike është konfrontuar me policinë dhe ka mundur të largohet. Sipas burimeve është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e personit që mundi të largohet inicialet e të cilit janë A.K..
 
heroine me logo

Banesa e Matjes që shërbente si bazë për shpërndarjen e drogës ndodhej në katin e parë të pallatit nunër 4 në rrugën Vangjel Kapo. Kishte derë anësore nga pallati me portë më vete me avlli. Sipas policisë, droga shitej në sasira relativisht të mëdha, 50 gramë, 500 gramë dhe 1 kilogramë.

heroine me logo
(Në foto: Heroina e sekuestruar sot nga efektivet e Antidroges) Foto të tjera

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)