Policia e Tiranës ka prangosur sot superhajdutin në Tiranë i cili vetëm gjatë mujait mars ka kryer më shumë se 7 vjedhje, kryesisht në banesa.
Sipas policisë, 32 vjeçari Agron Arixhiu ka rënë në pranga në sajë të operacionit të koduar ‘Thyerja”, pasi ai në bashkëpunim me një tjetër person kanë grabitur banesa përmes thyerjes.
32 vjeçari Arixhiu nuk është i panjohur për blutë e Tiranës, pasi ai edhe më parë ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale, por që asnjëherë nuk hoqi dorë nga vesi i tij.
Kështu, policia shton se, është shpallur në kërkim miku i Arixhiut E.K 23 vjeç pasi kanë kryer disa vjedhje tek: Rruga “Hoxha Tahsim”, “Jorgo Plaku”, “Ymer Ndregjoni”, “Dibrës”, “Fadil Deliu”, ku kanë vjedhur sende personale dhe vlera monetare në apartamente.
Ja vjedhjet që Arixhiu dhe miku i tij kanë kryer në Tiranë
Agron Arixhiu është autor i vjedhjes së disa paisjeve në një Fast- Food në rrugën “Siri Kodra”.
1. Më datë 01.03.2016, në rrugën “Hoxha Tasim”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit D. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, ku është vjedhur një televizor tip “LG”.
2. Më datë 05.03.2016, në rrugën “Jorgo Plaku”, në banesën e shtetasit A. Ll., 38 vjeç, në garazh, i janë vjedhur 3 matrapikë, 2 trapano dhe një pompë uji.
3. Më datë 20.03.2016, në rrugën “Ymer Ndregjoni”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Dh. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë dy televizor plazma.
4. Më datë 24.03.2016, në rrugën e “Dibrës”, është vjedhur banesa e shtetasit D. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë një shumë prej 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë të reja.
5. Më datë 27.03.2016, në rrugën “Fadil Deliu” është vjedhur banesa e shtetasit E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, ku janë vjedhur 1 televizor dhe disa bizhuteri me vlerë 100.000 (njëqind mijë) lekë të reja.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com