TIRANE- Kërcënohet për shkak të detyrës nga një mjek kardiolog drejtoresha e poliklinikës qendrore në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës dhe sipas policisë shkak i kërcënimit së drejtoreshës ka qenë pretendimi i mjekut kardiolog se i kanë hequr bashkëshorten nga puna e cila punonte si infermiere pranë poliklinikës.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti ndërkohë që forcat e policisë kanë shpallur në kërkim mjekun si dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)