TIRANË - Një 40-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë dy persona mbrëmjen e djeshme në lagjen Don Bosko të kryeqytetit.
Sipas policisë M.D., 40 vjeç banues në Tiranë dyshohet se është konfliktuar dhe ka qëlluar me mjet prerës D.H., 40 vjeç dhe A.D., 34 vjeç banues në Tiranë, të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Për këtë ngjarje efektivët e Komisariatit nr.3 po punojnë për shoqërimin e M.D., në polici.
'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën "Don Bosko", ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.', njofton policia.