TIRANË- Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thikë në orët e vona të natës së djeshme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 e mbrëmjes së djeshme, ku pranë stadiumit "Selman Stërmasi", pas një sherri me dy grupesh të rinjsh, ku janë përdorur armë të ftohta, thikë, ka mbetur i plagosur rëndë, 22- vjeçari Marvi Mihali.
I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

(Marvi Mihali, 24 vjeç, humbi jetën pasi u qëllua me thikë)
Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona. Mësohet se sherri i cili i ka marrë jetën të riut ka nisur pas një konflikti për një aparat celular që viktima i kishte blerë 19- vjeçarit Dejvi Bitraj, kushëri me autorin e krimit, me të cilin është konfliktuar fillimisht. Mihali ka kërkuar t'i ktheheshin paratë pasi telefonit nuk i punonte karikuesi dhe disa aplikacione, por Bitraj ka refuzuar duke iu përgjigjur se telefonin ia kishte shitur në rregull.
Për t'i ardhur në ndihmë, ai njofton kushërinjtë e tij Eugen Bitraj, 24 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç, të cilët dhunojnë dhe qëllojnë disa herë me thikë Marzi Mihalin.
Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes Eugen Bitrajn si dhe ka vënë në pranga si bashkëpunëtorë në krim Dejvi Bitraj,19 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç, Marsel Alla, 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

(Eugen Bitraj, autori i vrasjes së Marvi Mihalit)
Dinamika e ngjarjes, sherri që i mori jetën të riut konflikt i momentit
Sipas asaj që bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku në rrugën “Gjin Bue Shpata”, 22- vjeçari M.M, i cili ka humbur jetën, është përfshirë në një konflikt 19- vjeçarin Dejvi Bitraj.
Në ndihmë të 19- vjetarit kanë ardhur edhe kushërinjtë e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, Kridens Alla, 19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç.
Mësohet se ka qenë 24- vjeçari Eugen Bitraj, i cili është arrestuar si autori i vrasjes, ai që gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 22- vjetarin M.M duke i shkaktuar plagë të rënda të cilat rezultuan fatale për jetën e 22-vjeçarit.
I riu, djali i vetëm i rekordmenit shqiptar
22-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë pas një sherri mes një grupi të rinjsh për një karikues telefoni është djali Pavllo Mihalit.
Marvi Mihali ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra).
Marvi Mihali u godit me thikë, ndërsa më pas ndërroi jetë në spital, pasi nuk u mbijetoi plagëve të rënda që mori.
Policia kërkon armën e krimit në lumin e Lanës
Policia e Tiranes ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, kontrollet në lumin e Lanës për të gjetur thikën me të cilën u vra i riu mbrëmë në Tiranë.
Nga kontrollet që janë zhvilluar gjatë mëngjesit, policët nuk e kanë gjetur armën e krimit.

(Policia kërkon thikën pranë lumit të Lanës me të cilën u vra i riu)
Njoftimi i policisë:
Pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M.
Policia arreston shtetasin E.B., si autor të krimit, si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpuntorë në krim.
Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën " Gjin Bue Shpata", shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.
Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.
Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.
Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:
- Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit :
- Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë.
- Kridens Alla,19 vjeç,
banues Tiranë .
- Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.
[gallery]23320[/gallery]

Makina ku u përplas Marvi Mihali
/Shqiptarja.com