TIRANE- Dikur ishte vendi që e frekuentonin të gjithë, ndërsa sot nuk mund të mbijetojë dot falë historisë të së shkuarës. Kopshti zoologjik në Tiranë, ka humbur gjithçka dhe egziston thjesht si emer. Kafshët e mbetura, duken të plakura, të lodhura, të ndotura ashtu si çdo gjë që e rrethon të gjithë atë park.
Situata aktuale
Duhet të paguash vetëm 100 lekë të reja, për të hyrë në “Kopshtin Zoologjik”. Nuk ka tabela që të orientojnë. Do të ishte luks të kërkoje orientim në një vend që ka harruar drejtimin dhe identitetin e tij prej vitesh. Disa punonjës të Bashkisë, mirmëbajnë atë sipërfaqe që dikur ishte një nga zonat më të pastra dhe të gjelbra në qytet. Pallatet që u shfaqën si kërpudha pas viteve 90’, zhytën në ndotje sipërfaqen ujore, ku më parë notonin rosat dhe kafshët e tjera ujore. Ndjesia e dikurshme e kureshtjes nga vizitorët, prej kohësh është zëvendësuar nga keqardhja për gjendjen në të cilat i shohin kafshët mes rrjetave të shqyera.
Kafazet e ngelura bosh nga ngordhja e kafshëve të egra, janë mbushur me pëllumba, pula dhe lepuj. Era që të shoqëron në gjithë sipërfaqen e kopshtit është mbytëse. Luani i vetëm i mbetur i gjallë, nuk i bind fëmijët kureshtarë që kanë dëgjuar shumë, për mbretin e kafshëve. I përgjumur, i dobësuar dhe i pa fuqishëm duket se edhe ai pret të ketë të njëjtin fat si edhe dy luanët e mëparshëm në kopsht. Në disa kafazë të improvizuar kanë futur disa lepuj të vegjël që përveç frikës, s’kanë as fuqi të lëvizin. Xhamat e thyer, pllakat e rrëzuara në kafazët e kafshëve, enët e improvizuara në të cilat ka pak ushqim për kafshët, janë pamjet rrënqethëse të asaj që përngjan me një burg të vërtetë kafshësh. Nëse del jashtë dhe vazhdon rrugëtimin, përballesh me të tjera pamje që të shtojnë dozat e keqardhjes.
Disa lama, që s’dihet kur ka qënë hera e fundit që janë pastruar vijnë vërdall në territorin e paktë që i kanë caktuar. Pak më tej strucat kthehen në një rrezik për ata fëmijë kureshtar, që fusin duart në telat e shqyer të kafazeve. Ariu është surpriza e fundit e hidhur në atë park botanik, nëse nuk të kanë bërë përshtypje dy godinat që po rrëzohen në të djathtë të rrugës.
Përgjegjsia
Edhe pse Kopshti Zoologjik, është i vetmi në vend, fondet për të mungojnë prej vitesh. Bashkia e Tiranës, e cila është përgjegjse për rikonstruksionin e tij është mjaftuar me ata pak njerëz që ka caktuar për ta mirmbajtur dhe s’ka bërë asgjë më shumë. Duke u justifikuar me mungesën e fondeve, kopshti Zoologjik nuk njeh investim as në rikonstruksionin fizik të godinave të tij, dhe as në ivestimin për sjelljen e kafshëve të reja. I vetmi investim që bashkia bën për kopshtin Zoologjik, janë ushqimet e pakta që sjell për të mbajtur frymën gjallë të atyre kafshëve që kanë ngelur. Kafazët në të cilat qëndrojnë kafshët, janë të shqyera dhe të rrezikshme për vizitorët e paktë.
Punonjësi: Për këtë situatë duhet të reagojnë institucionet
Edhe pse të keqardhur për gjendjen në të cilën ndodhet Kopshti Zoologjik, mirëmbajtësit tregojnë pamundësinë për të bërë më shumë. “Kam vite që punoj këtu, dhe në këtë situatë që është katandisur kopshti Zoologjik nuk e kam parë kurrë”, shprehet për Shqiptarja.com, një prej punjësve të bashkisë. Sipas tij, deri në kohën që institucionet që janë përgjegjse për situatën nuk do ta vlerësojnë rëndësinë e parkut, do të duhet vetëm të hapin gropat e fundit për kafshët që kanë ngelur. “Na ka marrë malli të shohim familje që të vijnë të sjellin me dëshirë fëmijët e tyre, por tani edhe po të vijnë nuk kanë se çfarë të shohin”, tregon me keqardhje mirëmbajtësi i parkut.
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com