TIRANË - Një vajzë është ndaluar nga policia në Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e saj. Ndërsa në Korçës vëllai i madh, i cili ishte i varur nga alkooli dhunonte vazhdimisht vëllanë.

Në kryeqytet, efektivët e komisariatit të policisë numër 2, kanë vënë në pranga në flagrancë Ensiana Paci-n, 34 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Arrestimi i së resë është bërë pasi gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10.00, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ne mënyre të vazhdueshme, ndaj nënën së saj.

Pas arrestimit, dosja i është referuar Prokurorisë së Tiranë, për veprën penale “dhunë në familje”.

Rasti i dytë ka ndodhur në Korçës, ku një i ri, i cili ishte në varësinë e alkoolit dhunonte vëllanë më të vogël. Policia e Korçës ka lëshuar urdhërin e mbrojtjes për 29-vjeçarin me inicialet K. R., 29 vjeç nga fshati Moravë.

I riu ka denoncuar vëllanë me inicialet E. R., 30 vjeç se e ka dhunuar pasi kërkonte ti merrte lekët. Për këtë rast dosja i ka kaluar Gjykatës së Korçës.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)