Mustafa i ka prezantuar ministres shqiptare të Arsimit problemet me të cilat përballet arsimi në gjuhën shqipe në Preshevë.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, si dhe kryemnistri Edi Rama kanë premtuar se qeveria shqiptare do t’i përkushtohet çështjes së Luginës së Preshevës, sa i takon shpërndarjes së kuotave për studentët.
Sipas njoftimit të kabinetit të kryetarit të komunës në Preshevë, “kujdesin, sidomos për ndërtimin e dy shkollave dhe një materniteti z.Rama ia kishte premtuar Luginës, që para se të vinte në krye të qeverisë, gjatë vizitës së tij të fundit në Preshevë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)