TIRANË - Krim brenda familjes në zonën e Saukut të Vjetër. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, burri, Fehmi Brahja, 49 vjeç, ka mbytur me çarçaf bashkëshorten e tij, Radivije Brahja në një nga dhomat e banesës së çiftit Brahja.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se, viktima, Radivije Brahja, ishte mësuese në shkollën e Saukut të Vjetër. Sipas policisë, si shkak i këtij krimi mendohet të jetë xhelozia mes çiftit. Burri, Fehmi Brahja e ka lidhur çarçafin në qafën e bashkëshortes dhe e ka mbytur duke i marrë frymën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Policia ka bërë të ditur se, bashkëshorti pasi kishte krye krimin e rëndë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici. Nga të dhënat, mësohet se në momentin kur ka kryer krimin ai ka qenë në gjendje të dehur.
Policia ishte njoftuar nga familjarët e çiftit në lidhje me ngjarjen e rëndë. Mësohet se çifti kishte fëmijë, por në momentin e ngjarjes nuk kanë qenë dëshmitarë.
Forca të policisë së kryeqytetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

(Në foto: Viktima, Radivije Brahja. )
POLICIA E TIRANËS: DOSJA TE KRIMET E RËNDA
Policia e Tiranës ka deklaruar mesditën e sotme se, “nga komisariati i Policisë numër 1 në Tiranë, është bërë arrestimi i Fehmi Xhemal Brahja, 49 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë”.
“Arrestimi i tij, u krye pasi mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Selim Brahja” në Sauk, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen R.B, 43 vjeçe, dyshohet se ka vrarë duke e mbytur (me një çarçaf). Autori i këtij krimi brenda familjes është vetëdorëzuar pas krimit në policinë e kryeqytetit.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë së Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “vrasjes në familje”.

(Foto: Rruga Selim Brahja ku ndodhet banesa e çiftit)
Redaksia online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com